8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Vozitësi kërcënon policin pas aksidentit në Suharekë: “Një gjak borxh ma ki”

Një zyrtar policor është kërcënuar në Suharekë nga një vozitës, i cili kishte shkaktuar një aksident trafiku dhe kishte penguar ndërhyrjen e policisë.

Policia ishte duke ndërhyrë në vendin e ngjarjes kur i dyshuari, në shenjë revolte, nisi të përleshej me zyrtarët policorë.

Pas përpjekjeve për ta ndaluar, ai u shoqërua në stacionin policor.

Incidenti nuk përfundoi aty, pasi brenda stacionit, i dyshuari kërcënoi një nga policët, duke i thënë: “Një gjak borxh ma ki…”.

Mësohet se i dyshuari refuzoi avokatin që iu caktua sipas detyrës zyrtare dhe zgjodhi të mos japë deklaratë, duke u mbrojtur në heshtje.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij, dhe ndaj vozitësit kanë nisur hetimet për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”./GazetaSinjali

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Ishte zhdukur në luftë, rivarroset vogëlushi nga Krusha e Vogël

Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. I...

Lajmet e Fundit