11.7 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Turqisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha e BKK-së, Blerina Rogova Gaxha, dhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Turqisë, Taner Beyo?lu, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, të mbajtur në Ankara.

“Kjo marrëveshje mbështet zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore shkencore dhe promovuese në trashëgiminë kulturore të shkruar, bibliotekari dhe botim, konferenca profesionale, trajnime për stafin, vizita studimore, si dhe shkëmbimin e materialeve në fushën e shkencës, artit, historisë dhe letërsisë. Po ashtu përfshihet shkëmbimi i materialeve bibliografike në nivel ndërkombëtar, promovimi dhe zhvillimi i koleksioneve”, thuhet në njotim.

Palët do të inkurajojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave, njohurive në lidhje me teknologjinë e informacionit, shërbimet bibliotekare dhe praktikat digjitale, si dhe koleksionimin e botimeve elektronike.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kosova sonte sfidon Slloveninë

Sot zhvillohet ndeshja e Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Dardanët do të përballen me...

Çikat e Bashkimit pësojnë humbjen e parë në kampionat

Çikat e Bashkimit kanë pësuar humbjen e parë këtë sezon në Superligën e Femrave, në një derbi të fortë dhe shumë të luftuar ndaj...

Lajmet e Fundit