Proton Cable Prizreni shënoi fitore në shtëpi ndaj Borës me rezultat 85:80 (18:23, 18:17, 22:20, 27:20), në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë u zhvillua me rikthime, me vendasit që kishin epërsi 8:3 dhe mysafirët 16:23, derisa kjo pjesë përfundoi 18:23. Perioda e dytë dhe e tretë ishin të baraspeshuara, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke bërë që fituesi të vendosej në dhjetë minutat e fundit.
Në çerekun e fundit, vendasit u shkëputën në 76:67, e më pas në 81:72, por prishtinasit u rikthyen për 83:80, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Proton Cable Prizreni triumfoi 85:80.
Më i miri te prizrenasit ishte Jordan Johnson me 21 pikë e 14 asistime, kurse te kryeqytetasit më i miri ishte Jalen Graham me 21 pikë e 12 kërcime.
Proton Cable Prizreni ka dy fitore e katër humbje, ndërsa Bora ka një fitore e pesë humbje.
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”