11.9 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Shoqata “Vatra” organizon mbrëmje me bashkatdhetarët – i pranishëm në takim ishte edhe Ramush Haradinaj.

Prend Ndoja

Në kuadër të aktiviteve në të mirë të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe të ruajtjes së lidhjeve me vendlindjen, mbrëmë Federata panshqiptare “Vatra” ka organizuar një takim të tillë, ku pos shumë personaliteve të jetës shoqërore, ekonomike e kulturore në SHBA, ishin të pranishëm edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, ish-kongresmeni i shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj, veprimtari e biznesmeni, Rrustem Geci si dhe shumë bashkëkombës tjerë të shquar që jetojnë dhe veprojnë në SHBA.

Fjalën hyrëse në këtë mbrëmje e mbajti editori i gazetes “Dielli”, z. Sokol Paja e pastaj të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i “Vatrës”, z. Elmi Berisha.

Për mërgimtarët, sidomos për ne përtej oqeanit, takime të tilla me personalitetet që kanë kontribuar për lirinë tonë, siç është z. Haradinaj, të cilët vijnë nga vendlindja dhe bashkohen me pjesën tjetër të kombit të tyre, gëzimin e bëjnë të dyfishtë dhe shtojnë krenarinë për qenien shqiptare, sepse ai me tërë anëtarët e familjes u shndërrua në fortifikatë kundër rrebesheve të artilerisë serbe.

Ardhja e z. Haradinajt në Amerikë, e, në veçanti në “Vatër” është një frymëzim për komunitetin tonë në New York, ndërsa pamja e mbrëmshme në “Vatër” ishte dëshmi se si komunikon shpirti i dëlirë i mërgimtarëve me njeriun që pas famijes Jashari i ngjalli tmerrin armikut. Emocionues ishte edhe takimi i z. Haradinaj me bashkëluftëtarët e tij, si Blerim Gjocaj etj., ndërsa vlen të nënvizohet edhe prania në mesin e bashkatdhetarëve e ish-kongresmenit të shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj, një njeri brilant e me karakterin e një malësori të Malësisë së Mbishkodrës, i cili qe mbështetës dhe furnizues i Kosovës dhe UÇK-së në ditët më të vështira.

Më Shumë

U fjalosen gjatë orarit të punës, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policor në Prizren. Kjo pasi, sipas IPK-së të dyshuarit janë përfshirë në një mosmarrëveshje me...

Artan Abrashi uron Shaqir Totajn për fitoren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe duke...

Lajmet e Fundit