12.8 C
Prizren
E mërkurë, 30 Tetor, 2024

Përurohet rruga Kërstec-Pakishtë-Zapod, që lidh Kosovën me Shqipërinë

Sot u përurua ndërtimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim 2.6 milionë euro, e cila i lidh këta fshatra me Prizrenin dhe Dragashin.

 

Me rastin e përurimit mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri, Hysen Durmishi, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Bislim Halilaj, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko, njëherësh ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

 

 

Kryeministri Kurti theksoi se është shtruar një rrugë e cila është e arritur e përbashkët e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella.

“Është përfitim i jashtëzakonshëm për lëvizjen e lirë, për zhvillimin ekonomik e kulturor të këtyre zonave që i kanë dhënë shumë edhe Kosovës, edhe Shqipërisë, kombit shqiptar në të gjitha epokat e përparimit tonë”, tha kryeministri.

Sipas tij, ka qenë mungesa e infrastrukturës e cila ka detyruar banorët e këtyre zonave të thella të migrojnë, andaj me projekte të tilla infrastrukturore, siç tha kryeministri, këta të fundit gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë.

“Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”, u shpreh kryeministri me rastin e përurimit.

Falënderime për punë e përkushtim për këtë të arritur, kryeministri Kurti pati jo vetëm për ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi, por edhe për ambasadorin aktual të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, dhe ish – ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kjo rrugë është njëra nga tri projektet rrugore pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në shtator të viti 2023. Rruga Blinishtë – Dobrunë është ndërtuar, ndërkaq rruga Gorozhup – Pogaj është në ndërtim e sipër.

   

Më Shumë

Përlotet deputeti Haxhi Avdyli: Vajza e solli babain me traktor, na lutej ta shpëtonim- Babai im shiti tokën e shtëpisë që unë të shkollohem

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ekskluzivisht për Insajderin ka rrëfyer jetën e tij. Ai ka...

Dragashi hap sezonin e gjuetisë 2024/2025

Në një ceremoni festive, Komuna e Dragashit shpalli hapjen zyrtare të sezonit të gjuetisë 2024/2025, me pjesëmarrjen e mbi 70 gjahtarëve. Kryetari Bexhet Xheladini...

Lajmet e Fundit