5.2 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Një pjesë e OJQ-ve përfituese ende presin ekzekutimin e subvencioneve nga DKRS-ja në Prizren

Mjetet financiare nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ende nuk janë bartur tek një pjesë e organizatave joqeveritare, që janë shpallur përfituese në bazë të thirrjes së publikuar në fillim të këtij viti.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1247526493180194

Zyrtarët komunalë kanë pohuar se pjesa më e madhe e subvencioneve janë ekzekutuar dhe se ka mbetur edhe një pjesë e vogël pa u përmbushur për shkak të mungesës së mjeteve financiare në buxhetin komunal.

Gjatë javës së shkuar, Telegrafi ka pranuar një ankesë në të cilën thuhet se DKRS ka ekzekutuar mjetet për OJQ-të e preferuara, derisa një pjesë e madhe e tyre ende nuk i kanë pranuar fondet, ani pse janë shpallur përfituese.

Çështja në fjalë është adresuar edhe në seancën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të mbajtur të mërkurën.

Kuvendari Ilir Gashi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar sqarime nga drejtori i DKRS-së, Adem Morina.

“Subvencionet në drejtorinë e juaj, ka organizata që ende nuk kanë pranuar mjete. Çka është problemi? Kur pritet me u kry kjo?”, ka pyetur Gashi.

Drejtori i DKRS-së, Adem Morina ka pranuar se ka përfitues që ende nuk i kanë pranuar mjetet financiare.

“Në lidhje me subvencionimin e klubeve apo organizatave, nuk ka përfunduar akoma, dhe ka një mbetje të pagesave, ku shpresojmë që shumë shpejtë brenda këtij viti ti përfundojmë edhe ato pagesa”, ka thënë Morina.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Zyrtari i lartë komunal në një përgjigje për Telegrafin ka theksuar se “mbi 90% të subvencioneve janë ekzekutuar”. “Presim që pjesa e mbetur të kryhet shpejtë”, ka deklaruar Morina.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Publikimi i listave përfundimtare të përfituesve nga thirrja e DKRS-së si dhe Drejtorisë së Turizimit dhe Zhvillimit Ekonomik, kishte nxitur reagimin e OJQ-së “EC Ma Ndryshe” në në muajin maj të këtij viti.

Kjo organizatë pati theksuar se njoftimet e këtyre drejtorive nuk i përmbushin kërkesat për transparencë të mirëfilltë, pasi në to figurojnë vetëm titujt e projekteve dhe përfituesit, dhe se aty nuk janë të përfshira edhe kriteret e vlerësimit, anëtarët e komisioneve, shuma financiare e përkrahur nga drejtoria, përshkrimi i shkurtër i projektit si dhe rezultatet e pritura. /Telegrafi/

Më Shumë

Renovohen 30 banesa për familjet në nevojë në Prizren, nis projekti për 30 banesa të tjera

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rasim Demiri, dhe zyrtarë të tjerë komunalë, vizituan...

Bashkimi dominon Superligën: 7 fitore dhe vetëm një humbje

Bashkimi vazhdon të udhëheqë Superligën e Femrave në basketboll, duke mbajtur vendin e parë pas përfundimit të xhiros së tetë. Skuadra ka arritur 7...

Lajmet e Fundit