-0.2 C
Prizren
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kuvendi i Prizrenit miraton Planin Zhvillimor të Arsimit 2025-2027 që përqendrohet në cilësi dhe bashkëpunim

“Ky plan zhvillimor komunal u hartua përmes një procesi të strukturuar mirë dhe me pjesëmarrje të gjerë të të gjitha palëve me interes, duke u mbështetur në nevojat reale për zhvillimin e arsimit në Komunën e Prizrenit, si dhe në Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë 2022-2026, të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas saj Plani Zhvillimor i Arsimit për Komunën e Prizrenit është përqendruar në shtatë fusha tematike: Qeverisje, udhëheqje dhe menaxhim cilësor në të gjitha institucionet edukative-arsimore të komunës; Mjedisi shkollor i përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktivitetet jashtë mësimore; Përmirësim dhe mbështetje e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në shkolla; Ndërtimi i vazhdueshëm i kapaciteteve për mësimdhënie cilësore; Përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në shkolla; Bashkëpunim cilësor dhe efikas në mes të hisedarëve të edukimit dhe të nxënësve dhe Ndërlidhja më e mirë e arsimit profesional me tregun e punës.

Në të njëjtën kohë ka sqaruar se pesë fushat e para tematike përkojnë me pesë fushat e cilësisë, derisa dy fushat e fundit janë përzgjedhur nga komuniteti arsimor i Prizrenit.

Gjithashtu ka shtuar se misioni parasheh krijimin e një “sistemi gjithëpërfshirës dhe llogaridhënës të arsimit, me menaxhim cilësor dhe mësimdhënës të përgatitur, me mjedise krijuese dhe kushte që sigurojnë edukim dhe arsim cilësor të fëmijëve”.

Veselaj Gutaj ka bërë të ditur se Plani Zhvillimor i Arsimit ka shtatë objektiva strategjikë, nga një për secilën fushë me interes, ku janë përcaktuar masat që çojnë në arritjen e tij, gjithsej 34 syresh.

Gjatë diskutimit në Kuvend, këshilltari Ertan Simitçi (YTHP) ka shprehur dilemën nëse Plani është përkthyer në gjuhën turke. Por pasi janë marrë sqarimet nga zyrtarët komunalë, edhe ai ka konfirmuar se dokumenti është i përkthyer.

Por drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj ka shprehur qëndrimin se Plani trajton zhvillimin e arsimit, dhe se për masat e cekura ekzistojnë rregulloret e ligjet që i përcaktojnë politikat disiplinore dhe ndëshkimore.

Pas diskutimeve, Plani është miratuar me 21 vota për dhe 2 abstenime, të 27 kuvendarëve të pranishëm në sallë.

Veselaj Gutaj ka vlerësuar mbështetjen e kuvendarëve për Planin Zhvillimor të Arsimit në Komunën e Prizrenit 2025-2027, duke theksuar për përparim në këtë sektor nevojitet pajtimi publik përtej formacioneve politike. /Telegrafi/

https://prizrenpress.com/perjetoni-pushime-te-paharuar-dhe-dasma-magjike-ne-hotel-albes-residence/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Drita shkëlqen ndaj Suharekës, rrëmben kryesimin

Drita ka arritur një fitore bindëse 4:2 ndaj Suharekës në ndeshjen e Superligës së Kosovës, duke marrë kreun e tabelës me 28 pikë. Golat...

‘Pse nuk qëndrova në Shqipëri?’ — Rrëfimi i Mbretit Zog ndaj gazetarit polak në Greqi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Nëntor 2024 “Expres Zag??bia” ka botuar, më 19 prill 1939, në faqen n°3, rrëfimin ekskluziv të Mbretit Zog ndaj një...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit