11.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Komuna e Dragashit nis vaksinimin dhe dehelmetizimin e qenve me pronar

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Dragashit njofton qytetarët se ka nisur vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit (Rabies) dhe procesi i dehelmetizimit për parazitët e brendshëm.

“Njoftohen qytetarët e Komunës së Dragashit se ka filluar vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit (Rabies), dhe dehelmetizimi (kundër parazitëve të brendshëm)”, thekson Drejtoria e Bujqësisë në një njoftim për qytetarët, përcjell PrizrenPress.

“Për ta parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje dhe për të mbrojtur shëndetin e qenve, Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Dragashit ka kontraktuar operatorin ekonomik i cili do të bëjë vaksinimin e qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit. Ky proces do të zgjasë deri më datën 12.12.2024”.

“Kërkohet nga pronarët e qenve të cilët nuk i kanë vaksinuar qentë e tyre deri më tani, të kontaktojnë përfaqësuesit e ambulantave veterinare, të cilët janë çdo ditë në terren për të kryer vaksinime: Ambulanta Veterinare ‘Verim Mujaj B.I.’; Ambulanta Veterinare ‘Rexhep Shala B.I.’; dhe Ambulanta Veterinare ‘Nevzat Hamza B.I.'”.

“Vaksinimi i qenve bëhet në kuadër të kontratës së financuar nga Komuna e Dragashit dhe pronarët e qenve nuk paguajnë asgjë me rastin e vaksinimit të qenve të tyre”./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit