0.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Bashkimi fiton në derbin e qytetit

Bashkimi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultatin 103:89 (23:20, 29:19, 25:19, 26:31), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.

Një përballje shumë interesante u zhvillua në Prizren, ku të dy skuadrat dhanë gjithçka në parket për të arritur fitore.

Çereku i parë u mbyll me një epërsi të vogël 23:20 për Bashkimin, ndërsa në çerekun e dytë skuadra e Bashkimit tregoi një performancë më të mirë, duke e mbyllur me shifrat 29:19. Kështu, pjesa e parë përfundoi me një epërsi për Bashkimin, 52:39.

Pjesa e dytë nisi më e barabartë, por më vonë Bashkimi tregoi superioritet, duke e mbyllur çerekun e tretë me rezultat 25:19. Në dhjetë minutat e fundit, Proton Cable Prizreni u tregua më i fuqishëm, duke fituar çerekun 26:31, por Bashkimi e siguroi fitoren me rezultatin përfundimtar 103:89.

Më i miri te Bashkimi ishte Jayveous McKinnis me 24 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa te Proton Cable Prizreni, Lenzelle Smith Jr. ishte lojtari më i mirë, duke kontribuar me 25 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime.

Pas kësaj ndeshje, Bashkimi ka 8 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka grumbulluar 2 fitore dhe 8 humbje pas dhjetë javëve të zhvilluara në ProCredit Superligë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Dallaveret” me votat e kandidatëve: Kërkohet rinumërim i plotë i votave dhe nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë

Evidentimi i “dallavereve” me vota në procesin e rinumërimit të pjesshëm të votave për kandidatët kanë nxitur reagime të shumta. Ndryshimi i votave për shumë...

Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me italianin Morandi

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, do të përballet sot, e shtunë, 17 janar, me italianin Francesco Morandi, në një duel që premton spektakël dhe histori. Ky...

Lajmet e Fundit