Vetëm pas vazhdimit prej pesë minutash, Sigal Prishtina ka fituar ndaj Golden Eagle Yllit. Të dielën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në praninë e pak shikuesve, skuadra e kaltër fitoi me rezultat 93:89. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes u takoi suharekasve, por shpejt Prishtina mori kontrollin dhe krijoi epërsi bindëse. Çereku i parë përfundoii 29:22 për Prishtinën. Epërsia u rrit edhe më shumë në çerekun e dytë, që përfundoi 28:21.
Në minutën e 25-të, Prishtina kishte epërsi prej plot 20 pikëve, 67:47.
Por më pas suharekasit nisën të afrohen. Fundi i kohës së rregullisht ishte shumë dramatik.
1:16 minuta para fundit, Jalen Nesbitt shënoi dy pikë për të ngushtuar rezultatin në 82:79. Prishtina më pas i humbi dy sulme rresht e Ylli një. 28 sekonda para fundit, Malcolm Armstead shënoi treshe për 82:82. Sërish Prishtina e humbi topin dhe Ylli kishte aksionin e fundit.
Jalen Nesbitt dështoi për tri pikë, por kapi topin dhe pasoi për Armsteadin. Reprezentuesi i Kosovës ishte në pozitë të hapur, por nuk ishte i saktë. Kështu koha e rregullt përfundoi 82:82.
Në pesë minutat shtesë Prishtina shfaqi dukshëm më tepër dhe fitoi dy pikë të reja.
Damiree Burns udhëhoqi Prishtinën me 25 pikë e plot 17 kërcime. Daniel Lekndreaj i kishte 18 pikë, 12 kërcime e pesë asistime. Qua Grant i Prishtinës ndeshjen e përfundoi me 20 pikë e gjashtë kërcime.
Jawachi Nzeakor shtoi 16 pikë e tetë kërcime.
Tek Ylli, Nesbitt e përfundoi ndeshjen me 22 pikë, dhjetë kërcime e tri asistime. Armstead i kishte 16 pikë, dhjetë asistime e shtatë kërcime. 11 pikë e dhjetë kërcime i kishte Lis Shoshi, e 19 pikë i realizoi Quade Green.
Prishtina tani është e treta me 15 pikë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur. Ylli renditet i pesti po ashtu me 15 pikë, sa i ka edhe Peja në vendin e katërt.
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”