4.6 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Kastrati raporton për projektet kryesore në takimin me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik për vitin 2024, ku prezantoi projektet e realizuara dhe ato në proces.

“Fokusi ynë ka qenë përmirësimi i infrastrukturës, përfshirë ndërtimin e rrugëve, trotuareve dhe shesheve, si dhe lirimi i hapësirave publike, proces që po realizohet me sukses”, tha Kastrati, përcjell PrizrenPress.

Ai njoftoi për marrëveshjen me KEDS për investime në rrjetin energjetik. “Për nënstacionin elektrik, kemi përmbushur të gjitha obligimet dhe tani çështja është në duart e KOSTT-it”, shtoi kryetari.

Duke folur për furnizimin me ujë, Kastrati theksoi: “Përkundër angazhimeve tona për furnizimin nga Radoniqi, nuk kemi marrë mbështetje nga qeveria dhe nuk është lejuar marrja e kredisë për realizimin e këtij projekti”.

Kryetari raportoi edhe për përparimet në shëndetësi dhe bujqësi, përfshirë subvencione për fermerët. Ai vuri në pah projektin për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, financuar nga një grant.

“Angazhimi dhe transparenca e administratës komunale kanë mundësuar realizimin e këtyre projekteve”, tha Kastrati, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre.

Takimi përfundoi me pyetje nga qytetarët, të cilave iu përgjigjën kryetari dhe drejtorët komunalë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Gjykata refuzon propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec të dyshuar për falsifikim...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit