11.3 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

LVV-ja e Prizrenit akuzon kryetarin Totaj për mos aplikim në projektin e iniciuar nga MMPHI-ja

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj për mos aplikim në projektin e iniciuar nga MMPHI-ja për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm.

Sipas LVV-së opozitare, një gjë e tillë është bërë për shkak të inateve politike të nivelit lokal me qeverinë qendrore, raporton Telegrafi.

“Më 29 nëntor 2024, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Republikës së Kosovës ka hapur tenderin për realizimin e projektit madhor “Ndërtimi i Objekteve për Banim të Përballueshëm” i cili synon të ndihmojë qytetarët me strehim të përballueshëm dhe standarde më të larta jetese. Ky projekt është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e mirëqenies sociale. Por, fatkeqësisht, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, si gjithmonë për inate politike ndaj suksesit të qeverisë, nuk ka aplikuar për ta përfshirë Prizrenin në këtë projekt madhor”, thuhet në reagimin e Qendrës së LVV-së në Prizren.

Aty theksohet se në këtë mënyrë qytetarët e Prizrenit privohen nga dobitë e këtij investimi.

“Kjo do të thotë se qytetarët e Prizrenit, që meritojnë të përfitojnë nga ky investim, janë lënë jashtë kësaj mundësie të rëndësishme”, thuhet në reagim.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në paraqitjet e ndryshme publike pat shprehur pakënaqësinë me qasjen e Qeverisë qendrore ndaj nivelit lokal, duke theksuar se nuk ka bashkëpunim të duhur, korrektësi e transparencë, për më shumë as ndjeshmëri për nevojat imediate të komunave.

Një ditë më parë autoritetet komunale të Prizrenit kanë vizituar banesat sociale në lagjen Petrovë, për të parë finalizimin e punimeve në Kullën III, sikurse edhe nisjen e punimeve për renovimin e tërësishëm të Kullës IV, ku në total 60 banesa do të ofrohen për disa kategori, përfshirë familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe rastet sociale.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Fitoi bindshëm Malishevën, Kastrati tregon projektet e reja për qytetin

Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka fituar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Malishevës, duke shmangur balotazhin.   https://prizrenpress.com/421746-2h/ Në emisionin “Fol me Arin” në...

Debutim dinjitoz i Bashkimit në FIBA Europe Cup

Bashkimi debutoi në grupet e FIBA Europe Cup. Nënkampioni i Kosovës pësoi nga Cibona në Kroaci me rezultat 93:79 (18:22, 29:19, 27:15, 19:23), raporton...

Lajmet e Fundit