11.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Hajni thyen Xhaminë e Kasumit në Rahovec, vjedh të gjitha paratë nga arka e bamirësisë

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë.

Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Rahovec, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer Xhaminë e Kasumit.

Sinjali mëson se imami i xhamisë e ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, ku ndër të tjera ka bërë me dije se një person është futur me forcë brenda, duke përdorur mjete të forta.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka thyer kasafortën dhe ka arritur t’i marrë të gjitha paratë e mbledhura dhe më pas ka ikur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet dhe të kapet i dyshuari.

Më Shumë

Numër i ulët i votuesve në Prizren

Menaxherët e qendrave të votimit në Prizren siç raporton RTV21 janë ankuar për numër të vogël të votuesve. Por, siç raporton RTV21 në Prizren në...

Dogana ndalon mallra të falsifikuara me markën “Apple”

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash që dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të kompanisë “Apple”. “Gjatë kontrollit të...

Lajmet e Fundit