6.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

SBASHK-u thotë se pas protestave nuk përjashton as grevat e përgjithshme

Edhe përkundër protestës të organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, më 4 dhjetor, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë reflektuar ndaj kërkesave të tyre, thonë përfaqësuesit e kësaj sindikate.

Udhëheqësit sindikal i thanë Radio Kosovës, se në rast se edhe më tutje neglizhohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë, do të merren hapat sindikal, duke mos përjashtuar edhe grevat e përgjithshme.

Ditë më parë përfaqësues të Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre, e që njëra ndër to është nënshkrimi i Kontratës së re Kolektive, rritja e pagave, dhe votimi i ligjit për skemat pensionale. E, në mungesë të dialogut nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, kjo sindikatë thotë se është detyruar të angazhoi një ndërmjetësues, ashtu siç e parasheh ligji.

Nënkryetarja e sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, i tha Radio Kosovës, se edhe pas protestës Ministria e Arsimit dhe Qeveria i kane neglizhuar.

“Edhe pas protestës, deri sot nuk ka pasur reflektim nga e ana e ministrisë se Arsimit. Ditën e mërkure me 11 dhjetor, sindikata e Arsimit ka angazhuar një ndërmjetmes ligjor ,ashtu si e kërkon procedura. Tash do të presim sipas afatit ligjor, se cilat do të jenë rezultatet pas angazhimit të ndërmjetësuesit”, ka thënë ajo.

Shala, tutje shtoi se në rast se edhe kjo përpjekje për të arritur dialog me ministrinë dhe Qeverinë, përmes ndërmjetësuesit ligjor nuk do të sjellë rezultate, kjo sindikatë do të vazhdojë me hapat sindikal, duke përfshirë edhe grevat në tërë sistemin arsimor.

“Në rast se nuk do të këtë reflektim edhe pas angazhimit të ndërmjetësuesit, ne do ta mbledhim Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, si organi me i lartë në mes të dy kongreseve. Në atë mbledhje do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm. Asnjëherë nuk përjashtohet mundësia e ndërmarrjes së aktiviteteve me të renda sindikale, si greva e përgjithshme që e patëm në vitin 2022 në terë sistemin arsimor”, ka thënë Shala.

SBASHK-u në vazhdimësi ka ngritur akuza ndaj Qeverisë për presion ndaj sindikatës dhe mungesë të gatishmërisë për dialog. Akuza ka pasur ndaj Qeverisë edhe për anulimin e kontratës kolektive dhe mungesë të gatishmërisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re.

Radio Kosova, edhe përkundër përpjekjeve, nuk ka mundur të marr një përgjigje nga Ministria e Arsimit, nëse do t’i përgjigjen pozitivisht sindikatës për një takim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kështu u ndje lëkundja e tokës në Opojë të Prizrenit (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 4.2 shkallë ka dridhur fuqishëm edhe tokën e Kosovës, më së shumti në rajonin e Prizrenit. Lëkundjet kanë përfshirë Shqipërinë dhe...

Rreth 150 shtëpi të fshatit Vlashnje të Prizrenit pa rrjet të ujësjellësit

Rreth 150 shtëpi të fshatit Vlashnje në Prizren vazhdojnë të mos kenë rrjet të ujësjellësit. Banorët e këtij fshati furnizohen me ujë përmes puseve, ndërkohë...

Lajmet e Fundit