11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Profesori i UP-së zbulon një insekt, e emërton Tinodes lumbardhi

Profesori i Departamentit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, Halil Ibrahimi, me ekipin e tij, zbuloi një insekt të ri në zonat e thella malore të Lumbardhit të Deçanit, brenda Parkut Kombëtar „Bjeshkët e Nemuna”.

Ibrahimi, krijesën e vogël fluturuese e quajti Tinodes lumbardhi, duke përjetësuar edhe emrin e lumit dhe vendit ku e gjeti këtë insekt.

Insekti ujor, krahët e të cilit janë më të shkurtër se 5 milimetra, sipas profesorit Ibrahimi, u zbulua në një ambient të izoluar e të freskët, me bimësi të dendur dhe hije të përhershme.

”Gjetja e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë dhe në të njëjtën kohë për cenueshmërinë e këtyre vlerave që janë themelore për qëndrueshmërinë e lumenjve dhe mjedisit në përgjithësi. Ky zbulim gjithashtu e vendos Universitetin e Prishtinës në listën e institucioneve serioze kërkimore në lëmin e taksonomisë dhe ekologjisë” – deklaroi profesori Halil Ibrahimi.

Zbuluesi i kësaj krijese të brishtë, bëri thirrje që të ruhet mjedisi natyral i qenieve të tilla, në mënyrë që ato të mbijetojnë. Zona e Lumbardhit të Deçanit, sipas aktivistëve të mbrojtjes së ambientit, po dëmtohet nga ndotja dhe hidrocentralet që kanë pakësuar ujin e lumit duke e cenuar cilësinë e këtyre mjediseve.

Profesori Halil Ibrahimi gjatë viteve të fundit ka zbuluar edhe disa insekte tjera nga grupi i insekteve të ujërave nga Sharri, Kopaoniku, etj. Emrat e tyre Potamophylax humoinsapiens, Potamophylax coronavirus dhe Potamophylax kosovaensis lidhen me Kosovën, por edhe pandeminë e rëndë që e kaluam.

Ibrahimit në këtë zbulim dhe punën e tij i ndihmuan edhe anëtarët e tjerë të ekipit hulumtues, profesorët Linda Grapci-Kotori dhe Donard Geci nga Universiteti i Prishtinës dhe Astrit Bilalli e Milaim Musliu nga Universiteti i Pejës.

Zbulimet e profesorit Ibrahimi janë publikuar në revistën „Biodervisity Data Journal” dhe për këtë zbulim raportoi madje edhe „discoverwildlife”, BBC.

Më Shumë

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Lajmet e Fundit