Bashkimi vazhdon me fitore në Ligën Unike Femrat, mposht Flamurtarin në Vlorë

Kampioni i Kosovës, Bashkimi ka vazhduar në formë të lartë në Liga Unike Femrat, ku fitoi ndaj Flamurtarit në Vlorë me rezultat 55:65 (18:9, 9:18, 14:20, 14:18), në javën e gjashtë.

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë, 18:9, derisa e kundërta ndodhi në periudhën e dytë, me prizrenaset që u kundërpërgjigjën 9:18. Kampionet e Kosovës ishin më të mira në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë 14:20, si dhe të fundit 14:18, për të fituar me dhjetë pikë dallim 55:65.

Më e mira te vendaset ishte Desiree Ramos me 15 pikë, 15 kërcime e pesë asistime, kurse te mysafiret më e mira ishte Adrienne Godbold me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Vlonjatet kanë tri fitore e tri humbje, kurse prizrenaset gjashtë fitore e një humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Lajmet e Fundit