10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Derbi i Prizrenit i takon Bashkimit

Derbi prizrenas i ka takuar Bashkimit, që shënoi fitore ndaj rivalit të qytetit, Prizrenit me rezultat 62:96 në javën e 17-të Superligës.

Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë, duke krijuar epërsi dyshifrore në çerekun e parë, 12:22, derisa kjo pjesë përfundoi 14:23.

Por, basketbollistët e Prizrenit u rikthyen shpejt, duke barazuar shifrat në 28:28, kurse pjesa e parë përfundoi 32:39.

Portokallezinjtë në periudhën e tretë, arritën epërsinë më të lartë prej 22 pikësh, 39:61, megjithatë vendasit afruan shifrat, ku rezultati pas 30 minutash ishte 51:62.

Te Prizreni, Kwame Vaughn shënoi 18 pikë, ndërsa te Bashkimi, më i miri ishte Valon Bunjaku me 27 pikë e katër asistime.

Proton Cable Prizreni ka katër fitore e 13 humbje, ndërsa Bashkimi 12 fitore e pesë humbje.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

FC Prizreni reagon pas barazimit: Konteston arbitrimin dhe kërkon drejtësi në fushë

FC Prizreni ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Rilindja 1974, e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në kuadër të xhiros...

Ylli kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli për herë të dytë në histori të klubit ka fituar Ligën Unike, raporton PrizrenPress. Therandasit në një super finale në Tiranë, fituan...

Lajmet e Fundit