9.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Ambasada e Gjermanisë shqyrtojnë bashkëpunimin për projekte edukative

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, me bashkëpunëtorë ka takuar zyrtarët e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në programin e gjuhës gjermane.

Sipas njoftimit të këtij Universiteti, veçanërisht është biseduar rreth organizimit të aktivitetit “Ditët e Gjuhës Gjermane”, pastaj për mbështetjen për studentët si dhe për mundësitë e reja për projekte edukative, raporton Telegrafi.

Christian Bottcher nga Ambasada e Gjermanisë ka shprehur vlerësimin për përkushtimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në zhvillimin e programeve të gjuhës gjermane, teksa ka theksuar edhe rëndësinë e përforcimit të lidhjeve mes këtij institucioni të arsimit të lartë dhe Ambasadës së Gjermanisë për të promovuar kulturën dhe gjuhën gjermane në Kosovë.

Në anën tjetër, rektori Alishani ka falënderuar zyrtarët e Ambasadës së Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme, dhe njëherësh “ka potencuar rolin e gjuhës gjermane si urë për fuqizimin e bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.

“Takimi përfundoi me dakordimin për të vazhduar punën e përbashkët në projekte të reja, të cilat do të përfshijnë studentët dhe stafin akademik në aktivitete që nxisin shkëmbimin kulturor dhe ngritjen e cilësisë së edukimit”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Ukshin Hoti”.

Më Shumë

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

Totaj priti koordinatorin e ri të OKB-së, Stephen O’Malley

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim kurtuazie Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombet e Bashkuara në...

Lajmet e Fundit