6 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Diskutohen sfidat dhe zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve në Dragash

Instituti SINK, në kuadër të projektit “Promovimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të gjuhëve në Kosovë”, realizuar në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Komunën e Dragashit, mbështetur nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, ka organizuar një takim për të diskutuar mbi zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ky ligj, si një e drejtë thelbësore e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës, ishte në fokus të diskutimit, duke adresuar gjithashtu sfidat dhe problemet praktike që hasen gjatë zbatimit të tij.

Në këtë takim morën pjesë nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?, i cili foli për rezultatet e arritura me këtë ligj.

“Zbatimi i këtij ligji ka ndihmuar në integrimin dhe bashkëjetesën e komuniteteve, duke siguruar që të drejtat e tyre gjuhësore të respektohen”, theksoi ai.

Uzar Hamza, shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, prezantoi në detaje sfidat që hasen gjatë zbatimit të këtij ligji.

“Përballohemi me disa vështirësi në implementimin e ligjit, por angazhimi i institucioneve dhe mbështetja e komunitetit janë të rëndësishme për të siguruar suksesin e tij”, u shpreh ai.

Suad Tosuni, personi kontaktues për monitorimin e zbatimit të dygjuhësisë në Komunën e Dragashit, foli për respektimin e dygjuhësisë gjatë takimeve zyrtare dhe prodhimit të dokumenteve zyrtare.

“Ne e vlerësojmë shumë rëndësinë e përdorimit të gjuhëve të dyfishta në çdo aspekt të administratës dhe seancave të Kuvendit”, theksoi ai.

Në shumë aspekte, Dragashi është një shembull i lartë i bashkëjetesës në Kosovë. Gjatë takimit, Valdon Bytyqi, zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, njëherit edhe ligjërues, prezantoi temat kryesore mbi të drejtat e gjuhës, përdorimin e gjuhëve sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Të drejtat për përdorimin e gjuhëve janë të drejta universale që duhet të mbrohen dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin”, theksoi ai.

Diskutimet shërbyen si një mundësi e mirë për identifikimin e sfidave dhe eksplorimin e zgjidhjeve konkrete që garantojnë zbatimin e plotë të Ligjit dhe mbrojtjen e të Drejtave Gjuhësore të të gjitha komuniteteve./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po përjeton një transformim rrënjësor, falë investimeve...

Lajmet e Fundit