2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Bashkimi synon përmbysjen ndaj Vëllaznimit për një vend në finale të Kupës

Kupa e Kosovës në basketboll vazhdon sonte me ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales, ku Bashkimi i Prizrenit do të përballet me Vëllaznimin e Gjakovës në një duel vendimtar për finalen e madhe.

Takimi, i cili zhvillohet në palestrën e qytetit në Prizren nga ora 18:30, pritet të jetë mjaft i luftuar, pasi të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në finalen e Kupës, ku tashmë pret Trepça.

Në sfidën e parë të luajtur në Gjakovë, Vëllaznimi doli fitues me rezultat 80:71, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm për këtë ndeshje. Për të kaluar në finale, Bashkimi duhet të fitojë me të paktën 10 pikë diferencë, ndërsa Vëllaznimi mund të avancojë edhe në rast të një humbjeje deri në tetë pikë diferencë.

Historiku mes këtyre dy skuadrave këtë sezon tregon se Vëllaznimi ka fituar dy nga tre përballjet e fundit, ndërsa Bashkimi synon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve për ta përmbysur rezultatin.

Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të përballet me Trepçën në finalen e Kupës së Kosovës, në një tjetër sfidë të fortë për trofeun e sezonit./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Më Shumë

Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën. Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje...

14 vjeçarja Sara Rexhaj shënon 55 pikë për 37 minuta lojë

Në ndeshjen e Ligës U14 te vajzat, ndërmjet KB Junior 06 nga Prizreni dhe KB Hyjneshat nga Prishtina, në qendër të vëmendjes ishte paraqitja...

Pa pranga

Lajmet e Fundit