1.1 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

35 vjet nga nisma e pajtimit të gjaqeve në krye me Anton Çettën

2 shkurti i 1990-tës shënon nisjen e aksionit atdhetar dhe humanitar për faljen e gjaqeve.

 

Në krye të kësaj u vu atdhetari, Anton Çetta.

Kjo iniciativë shpejt mori përmasa të gjëra, duke u përhapur në krejt vendin.

1990-ta konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje ndaj kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq për vetë emërimin si “mbret” i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.

Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se kryetar u zgjodh Ibrahim Rugova. Ai kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar.
Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun, shkruan KosovaPress.

Rinia e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Anton Çettës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbarë trojet etnike shqiptare.

Njerëzit në atë kohë në krye Anton Çettën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.

Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, Shalë e Karadak, Llap, Drenicë e Gollak, Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte krisur ora më e madhe e historisë sonë. Falje të gjaqeve vazhdojmë të kemi edhe tani.

Marketing

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas

Një grua nga Malisheva ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, duke rrëfyer se ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike për një periudhë të...

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj pritet në mënyrë madhështore në vendlindjen e tij

Xhavit Ukaj, kandidati i LDK-së për deputet, u prit në mënyrë madhështore në vendlindjen e tij, Piranë, një moment që e përshkroi si të...

Lajmet e Fundit