14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Sigurohen pajisje të nevojshme për shëndetësinë primare të Mamushës në bashkëpunim me IOM-in

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç ka njoftuar se në bashkëpunim me IOM Kosova janë siguruar pajisje të nevojshme për Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë lokalitet.

Sipas tij, në këtë mënyrë qytetarët do të marrin shërbime të laboratorit dhe të stomatologjisë në shëndetësinë primare, raporton Telegrafi.

“Investimi ynë në shërbimet shëndetësore vazhdon. Përmes projektit të realizuar në bashkëpunim me IOM-in në Kosovë, është pajisur Qendra e Mjekësisë Familjare në Mamushë me një laborator të ri, departamenti i stomatologjisë si dhe me pajisje tjera të nevojshme për këtë qendër. Do të vazhdojmë angazhimin tonë që qytetarët në Mamushë të marrin shërbime shëndetësore më cilësore”, ka theksuar kryetari Krasniç.

Ndërtesa e re e QKMF-së në Mamushë është përuruar në nëntor të vitit të shkuar, si investim i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës në vlerë afër 760 mijë euro.

Më Shumë

Sot varroset Asllan Musliu në Prizren, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut, njërit nga tre kosovarët që vdiq tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ceremonia e varrimit...

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Lajmet e Fundit