-2.5 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Labinot Jetishi caktohet zëvendëskryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren

Në mbledhjen e 263-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) me propozim të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, Këshilli ka caktuar prokurorin Labinot Jetishi zëvendëskryeprokuror të kësaj Prokurorie.

Gjithashtu, Këshilli miratoi raportin vjetor për vitin 2024 të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, emri i prokurorit Besim Susuri u dërgua te Presidentja e Shtetit për lirim nga detyra për shkak të arritjes së moshës së pensionimit, si dhe për prokurorin Agim Kurmehaj për shkaqe shëndetësore.

Po ashtu, Këshilli me propozim të Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami caktoi si anëtare të Komisionit për Buxhet dhe Financa, prokuroren Sheribane Selimi-Muçaj, pasi që anëtarja aktuale Bedrije Alshiqi është pensionuar.

Gjithashtu, KPK-ja miratoi kërkesën e kryeprokurorit Kryeziu dhe ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Nijazi Rexha që në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe Mitrovicë të shpallet konkurs i brendshëm për pozitën prokuror në Departamenti për Krime të Rënda.

Krejt në fund u autorizua Komisioni për Çështje Normative që të fillojë procedurat për plotësim-ndryshimin e Rregullores për Koordinatorin Nacional për Luftimin e Krimit Ekonomik.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit, Kryeziu: Në kohën e fundit kemi të bëjmë me raste të shumta të kokainës

Në periudhën janar-tetor 2025, Prokuroria Themelore në Prizren ka 260 lëndë aktive lidhur me veprat penale të narkotikëve. Nga këto raste nën hetime apo të...

Ylli fiton ndaj ‘Vreshtarëve’

Golden Eagle Ylli shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me shifrat 94:80 (22:16, 31:16, 17:33, 24:15), në javën e 14-t të ProCredit Superligës,...

Lajmet e Fundit