7.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Renovimi i Pulmologjisë në Spitalin e Prizrenit drejt përfundimit, synohen kushte më të mira

Punimet në renovimin e Repartit të Pulmologjisë kanë hyrë në fazën përfundimtare, ka njoftuar Spitali i përgjithshëm i Prizrenit.

Në njoftim thuhet se ky investim po realizohet për të mundësuar ambient më të mirë për pacientët dhe personelin, që ndikon edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore mjekësore.

Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se menaxhmenti i Spitalit ka vizituar këtë Repart, për të parë ecurinë e punimeve, me c’rast kanë diskutuar edhe mbi detajet e përfundimit të projektit.

Drejtoresha Ekzekutive e Spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu-Hoxhaj ka theksuar nevojën që punimet të përfundojnë brenda afatit, dhe që çdo fazë e punimeve të realizohet me cilësi të lartë.

 

“Si menaxhment, ne jemi të përkushtuar të investojmë në përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për stafin dhe krijimin e një ambienti më të mirë për pacientët. Investimet në infrastrukturë janë të rëndësishme dhe kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe kënaqësinë e pacientëve”, ka thënë ajo.

Ndërsa shefja e Repartit, Sevim Brina, ka theksuar rëndësinë e renovimit për ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientë.

Punimet për renovimin e Repartit të Pulmologjisë, sipas njoftimit të Spitalit të Prizrenit,  pritet të përfundojnë gjatë muajit mars.

Më Shumë

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Lajmet e Fundit