Kosova U18 në Botërorin e hendbollit

Hendbollistët e grupmoshës U18 të Kosovës kanë siguruar një sukses historik duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror, i cili këtë vit do të mbahet në Egjipt.

Kosova e ka fituar trofeun “IHF Trophy Intercontinental” pasi ka triumfuar në finale ndaj Nigerisë me rezultat 34:30, pas vazhdimeve.

Finalja, e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka qenë jashtëzakonisht e fortë dhe dramatike. Dy pjesët e kohës së rregullt kanë përfunduar me rezultat të barabartë, 13:13, duke e çuar ndeshjen në një fund dramatik.

Në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Nigeria ka pasur epërsinë 26:25 dhe një mundësi të artë për ta vulosur fitoren. Megjithatë, tentativa e hendbollistit Mustapha Mohammed është ndalur nga Amar Muqolli, i cili më pas ka realizuar golin e barazimit për 26:26, duke e çuar sfidën në vazhdime.

Në periudhën shtesë, Kosova ka treguar forcë, duke e dominuar kundërshtarin dhe duke e mbyllur ndeshjen me fitore 34:30.

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Lajmet e Fundit