Gjendja e sigurisë në Dragash nga organet e rendit vlerësohet e qetë dhe stabile

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Dragashit ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, ku përfaqësues të organeve të rendit kanë pohuar se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Sipas njoftimit të Komunës, në këtë takim është paraqitur vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit, duke përfshirë edhe festat e fundvitit; pastaj analiza e sigurisë për vitin 2024, siguria në trafik, si dhe veprimet e masat për luftimin e shkelësve të ligjit, sikurse edhe monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimi i Planit për Siguri në Shkolla.

“Në dy pikat e para të rendit të ditës raportuan komandanti i Stacionit Policor në Dragash, Shaqir Uka, dhe komandanti i Vijës Kufitare, Jeton Hulaj. Bazuar në këto raportime, gjendja e përgjithshme e sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit u vlerësua e qetë dhe stabile”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në pikën e katërt të rendit të ditës ka raportuar drejtori i DKA-së, Zeni Krasniqi, lidhur me zbatimin e Planit për Siguri në Shkolla dhe aktivitetet e ndërmarra me qëllim të ruajtjes së sigurisë në institucionet arsimore të Komunës së Dragashit.

Më Shumë

Prizrenasi kalon te Ferizaj

Mesfushori prizrenas Diellor Beseni është zyrtarisht futbollist i ri i FC Ferizaj, duke u bashkuar me skuadrën bardhekaltër për sezonin e ri. Beseni vjen nga...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit