17.8 C
Prizren
E diel, 16 Mars, 2025

Elbasan, traditat e folkut kombëtar shpalosen nga 20 ansamble të rajonit

Me një festë madhështore, rreth 20 ansamble morën pjesë në aktivitetin “Defile”, organizuar në Elbasan, ku vlerat e folkut kombëtar u shpalosën në një sfilatë të dedikuar, duke i shtuar shkëlqimin qytetit.

Ansamblet nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Struga, me veshjet e tyre tradicionale, parakaluan në bulevardin e qytetit për të performuar më pas në skenë, duke prezantuar traditat e tyre.

“Unë jam nga ansambli AlbaFolk Tiranë. Ky është viti i katërt që marrim pjesë në këtë festival, të cilin e organizon Bashkia e Elbasanit. Për ne, këto festivale janë shumë domethënëse, sepse është një rast ku ne paraqesim atë që bëjmë, pra koreografitë dhe vallet tona popullore,” thotë një nga vajzat pjesëmarrëse.

“Unë kam tre vjet që marr pjesë në këtë festë. Është festa më e bukur, festa e luleve. Unë vij nga Dibra, por me banim jam në Tiranë. Unë gjithmonë do të marrë pjesë në këtë aktivitet, duke ruajtur traditën tradicionale të kombit tonë dhe për ta përcjellë tek të rinjtë,” thotë një nga pjesëmarrësit.

Ky është viti i katërt i këtij organizimi dhe pjesëmarrja rritet çdo vit, duke e kthyer në një festë të vërtetë folk.

“Prej Berati në Elbasan, sa rëndësi ka të merrni pjesë në këto festivale?”

“Rëndësi ka shumë, sepse ky është një traditë, plus pasioni që kemi. E kemi nisur që të vogla këngën dhe ndjekim traditën. Duhet vazhduar tradita e koncerteve popullore dhe na vjen keq që nuk ka breza të rinj, sepse nuk ka investime. Të rinjtë ka akoma që e duan, por nuk investohet. Po nuk investove, si do të vijnë ata? Ne gjithmonë vijmë me dëshirën tonë, investimet tona. Kurse për fëmijët, kërkohen investime. Në vende të vogla nuk ka investime, kushedi…” thonë dy pjesëmarrëse nga Berati.

Qëllimi i një aktiviteti të tillë është ruajtja e traditave dhe përcjellja e këtyre vlerave brez pas brezi./Euronews Albania/

Më Shumë

Petro Zheji, një nga përkthyesit më të spikatur në historinë e përkthimit shqip

Sot bëhen 10 vite nga vdekja e përkthyesit të njohur, Petro Zheji. Petro Zheji deri në vitin 2000 ka përkthyer mbi 55 vepra nga letërsia...

Nesbitt i Yllit shpallet MVP i javës

Jalen Nesbitt ka udhëhequr Golden Eagle Ylli drejt një fitoreje të rëndësishme ndaj Trepçës, duke u shpallur lojtari më i mirë i javës në...

Lajmet e Fundit