15.7 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

QRTK Prizren dhe ansambli “Katarina Josipi” angazhohen për ruajtjen e vlerave kulturore në fshatin Zym

Angazhimet lidhur me trashëgiminë kulturore në fshatin Zym dhe përpjekjet për ruajtjen e promovimin e vlerave të trashëgimisë shpirtërore të trevës së Hasit janë diskutuar në takimin që drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar me drejtoreshën e Ansamblit “Katarina Josipi”, Lajde Kolgjeraj.

Kjo e fundit është edhe anëtare e Këshillit për Fshatin Zym.

Sipas njoftimit të QRTK-së, gjatë takimit Hoxha është njoftuar me angazhimin e saj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, me një theks të veçantë në trashëgiminë shpirtërore.

“Znj. Kolgjeraj, për vite me radhë, ka mbledhur dhe ruajtur veshje tradicionale shqiptare të grave të Hasit, duke kontribuar në mbajtjen gjallë të traditave tona ndër breza”, thuhet në njoftimin e QRTK-së.

Aty është nënvizuar se në takim është diskutuar edhe për angazhimet tjera në fshatin Zym, duke përfshirë “Studimin e fizibilitetit dhe planin e menaxhimit për fshatin Zym të Hasit”, hartimin e projektit për restaurimin e Kullës së Zaptive dhe fillimin e punimeve për restaurimin e Kullës së Pjetër Prekpalaj, që pritet të përfundojë gjatë vitit 2026.

 

“QRTK Prizren vazhdon të punojë me këmbëngulje për ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e pasurisë sonë kulturore, duke bashkëpunuar me institucione dhe individë të angazhuar për të njëjtin qëllim”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Posta e Prizrenit mirëpret vogëlushët e kopshtit “Mini Mouse” dhe nxënësit e shkollës “Mati Logoreci”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Postës, Zyrës Postare Prizren 1 i është dhuruar një atmosferë e veçantë, ku fëmijët...

Sot varroset i riu nga Vërmica e Malishevës, që vdiq disa ditë pasi u lëndua në vendin e punës

Editon Gashi, i riu nga Vërmica e Malishevës, ka ndërruar jetë pasi disa ditë më parë u lëndua duke rënë në vendin e punës. Lajmin...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit