13.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Fotografi që të rrëqeth: Puthja që “zgjati” 2800 vjet, historia prekëse…

Kjo fotografi, që njihet me emrin  “skeletet e Hasanlu”, është shkrepur në 1972.

Bëhet fjalë për dy skelete të zbuluar gjatë gërmimeve në Hasanlu (Iran) nga arkeologu Robert Dyson. Hasanlu është një zonë e banuar nga njeriu që në antikitet.

Fillimisht arkeologët menduan se skeletet datonin 6 mijë vjet më parë por analiza e eshtrave nxorri se vdekja e të dyve ka ndodhur rreth 800 vjet përpara Krishtit.

Skeletet i përkasin dy njerëzve që në momentin e vdekjes kanë qenë nga 20 deri 30 ose 35 vjeç me një diferencë deri në 10 vite njëri nga tjetri.

Arkeologët pohojnë se rrethanat e vdekjes mund të bëjnë me një zjarr të madh që ka përfshirë Hasanlu pikërisht në vitet kur mendohet se datojnë skeletet.

Puthja 2800-vjeçare, historia e dashurisë

Sipas këtij versioni dy të dashuruarit kanë tentuar t’i fshihen zjarrit dhe kanë vdekur të asfiksuar.

Në momentin e fundit mashkulli ka hedhur njërën dorë rreth trupit të gruas, kurse kjo e fundit është zgjatur për t’i kërkuar buzët. Kjo pamje do ngelet e pavdekshme./ObserverKult

Më Shumë

Policia ndërmerr aksion kundër parkingjeve të parregullta në Prizren – 106 gjoba për dy orë

Parkimet e parregullta vazhdojnë të mbeten një ndër sfidat kryesore për qytetin e Prizrenit. Ato pengojnë qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve, duke krijuar...

Liria e Prizrenit pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit  po kalon një formë të jashtëzakonshme që nga ardhja e trajnerit Ismet Munishi në krye të ekipit. Prizrenasit nuk dinë për...

Lajmet e Fundit