17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Komuna e Prizrenit evakuon banorët e rrezikuar nga rrëshqitja e dheut në Leskovec

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e familjeve të prekura nga rrëshqitja e dheut në një lagje të fshatit Leskovec. Sipas njoftimit të Komunës, kjo situatë po trajtohet me shqetësim dhe përkushtim të lartë institucional.

Pas inspektimeve në terren dhe vlerësimeve nga ekspertët, komuna bën të ditur se “është konstatuar se rrëshqitja e dheut është aktive dhe paraqet rrezik serioz për disa shtëpi dhe për jetën e banorëve që banojnë aty. Në disa zona është evidentuar çarje dhe zhvendosje e tokës deri në 1.5 metra thellësi dhe mbi 50 metra gjatësi”, përcjel PrizrenPress.

Në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e kabinetit, inspektoratit, emergjencave dhe shërbimeve publike, kryetari Totaj ka marrë vendime të menjëhershme për mbrojtjen e banorëve. Sipas njoftimit të komunës, është vendosur që “të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shtëpitë e rrezikuara, si dhe të sigurohen banesa të përkohshme dhe të sigurta për këta qytetarë”.

Komuna ka njoftuar gjithashtu se “do të mbulojë qiranë për familjet e evakuuara deri në zgjidhjen e përhershme të problemit”.

Kryetari Totaj ka theksuar se siguria e qytetarëve është prioriteti kryesor i institucionit komunal, dhe se veprimet do të vazhdojnë me vendosmëri dhe transparencë për të ofruar mbrojtje dhe zgjidhje afatgjate për këtë situatë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Prizreni do të organizojë për herë të parë Festivalin e Kampingut, mbi 200 kamperë do të marrin pjesë

Prizreni pritet të shndërrohet në një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit aventurier në rajon, me organizimin për herë të parë të Festivalit...

Malisheva në hall me mbeturinat

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend ka kohë që është shndërruar në shqetësim serioz për banorët e Malishevës. Problem në vete paraqesin mbeturinat...

Lajmet e Fundit