10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar për refuzimin e ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për takime konsultative lidhur me formimin e qeverisë së re.

Në Debat Plus, Quni ka theksuar se LDK nuk mund të përgjigjet pozitivisht ndaj një ftese formale, pa u adresuar më parë ofendimet e shumta që, sipas tij, Kurti ka bërë ndaj partisë dhe figurave të saj.

“Nëse në një moment deliriumi, mbi dozimit me adrenalinë, fitore e të tjera, thotë diçka për të cilën nuk e ka menduar mirë… le të kërkojë falje – shumë burrërore do të ishte. Ai e ka fyer një pjesë, themi shumicën e kombit”, ka deklaruar Quni.

Ai ka përmendur se LDK ka brenda saj mësues që kanë mbajtur shkollën në kushte lufte dhe mjekë që kanë rrezikuar jetën për të ndihmuar qytetarët.

“Dhe ti njerëz të tillë me i krahasu me kafshë [hajvan], është një gabim shumë i madh”, ka shtuar ai.

Quni ka kujtuar gjithashtu deklaratat e mëparshme të Kurtit, ku ai i kishte quajtur përfaqësuesit e LDK-së si bashkëpunëtorë të Serbisë, sabotues, madje edhe bashkëpunëtorë të Radojçiqit dhe Listës Serbe.

“Ai duhet të rrëfehet mirë, të reflektojë, të kërkojë falje dhe të betohet për të ardhmen e Kosovës me forca të përbashkëta. Kur t’i kryejë këto, natyrisht që do ta rishqyrtojmë vendimin tonë,” ka theksuar ai.

Kujtojmë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për konsultime rreth formimit të qeverisë së re.

Më Shumë

LDK-ja dhe PDK-ja bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

Një tjetër koalicion parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e...

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një...

Lajmet e Fundit