6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Përzgjidhet grupi i operatorëve për funksionalizimin e ndërtesës së Bibliotekës në Prizren

Organet komunale të Prizrenit kanë përzgjedhur grupin e operatorëve ekonomikë për realizimin e punimeve të nevojshme për finalizimin e ndërtesës së Bibliotekës së Qytetit, afër ish-shkollës së Ryzhdijes.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës të publikuar në platformën elektronike të prokurimit publik thuhet se në këtë aktivitet janë pranuar tre tenderë dhe se njëri prej tyre ka qenë i përgjegjshëm, përkatësisht oferta e grupit të operatorëve “EBK” dhe “Froni 1”.

Në këtë njoftim theksohet se vlera e përgjithshme e kontratës fituese është afër 1 milionë e 489 mijë euro, raporton Telegrafi.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Adem Morina ka konfirmuar përmbylljen e procedurës së prokurimit për projektin e funksionalizimit të ndërtesës së Bibliotekës, brenda afatit trevjeçar.

“Natyrisht që synimi ynë është që punimet të realizohen në afatin sa më të shpejt kohor”, ka thënë Morina.

Ai ka shpjeguar se me këtë projekt parashihet rregullimi i tërësishëm i objektit dhe funksionalizimi i tij për veprimtarinë e Bibliotekës dhe zyrat përcjellëse sipas nevojave të kohës.

Kohëzgjatja e kontratës sipas njoftimit për nënshkrim figuron të jetë 800 ditë pune.

Procedurat e prokurimit për këtë projekt janë iniciuar në janar të këtij viti, me vlerën e parashikuar prej 1.5 milionë eurove, raporton Telegrafi.

Aktualisht Biblioteka e Qytetit veprimtarinë e zhvillon në qendër të qytetit përkatësisht në Sheshin e Lidhjes.

 

Ndërtesa e re e Bibliotekës në Prizren në lagjen “Tabakhane” ka filluar të ndërtohet para afër një dekade. Mirëpo pas realizimit të punimeve të vrazhda, nuk ka pasur intervenime tjera. /Telegrafi/

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Emërimi është...

Lajmet e Fundit