Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, njofton se sot duke filluar nga ora 10:00, do të mbaj seancën e tretë për këtë vit, në të cilën në rend dite është shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale per OST/OT, shqyrtimi i propozimit per aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OSSH, shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale per FSHU dhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve.

Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj ditë më parë ishte shprehur se bursa është shkaktari kryesor i rritjes së çmimit të rrymës.

Ai tha se arsyeja kryesore e propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike, është për shkak të rritjes së çmimit në bursë.

Pepaj theksoi se ZRRE-ja është munduar që pavarësisht kostos, qytetarët të kenë energji elektrike dhe se ata nuk kanë dëshirë e as vullnet të vendosin pa arsye, barrë mbi qytetarët.