7.5 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Çeku: Këto ditë pritet të shpallet rezultati i procedurës së prokurimit për ndërtimin e katër stadiumeve

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çeku bëri të ditur se këto ditë do të shpallet rezultati i procedurës së prokurimit për ndërtimin e katër stadiumeve.

Shteti i Kosovës ka stagnuar në ndërtimin e stadiumeve të rinj në qytetet kryesore te vendasit, pasi ka hasur shumë probleme në procedura dhe prokurim. Megjithatë, pritjes së duket po i vjen fundit, pasi i pari i Sportit, Hajrulla Çeku ka treguar se së shpejti do të shpallet rezultati për ndërtimin e katër stadiumeve. Ai bëri të ditur se këto ditë janë shpallur edhe procedurat e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës.

“Kategoria 2 eurofazë, kapaciteti rreth 6500 ulëse dhe vlera e investimit rreth 13 milionë euro. Ndërkohë, ditëve në vijim pritet të shpallet rezultati i procedurës së prokurimit për ndërtimin e katër stadiumeve të tjera të futbollit: Ferizaj, Peja, Prizreni dhe Vushtrria”, ka thënë fillimisht Çeku në konferencë për media.

“Këto investime janë pjesë e planit tonë pesë-vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vendin tonë që synon të shndërrojë Kosovën në vendin me infrastrukturën më të avancuar të futbollit në rajon deri në vitin 2028”, ka deklaruar ministri në detyrë i sportit.

Më Shumë

Ja me cilën parti pret bashkëpunim Shaqir Totaj në Prizren

Kryetari aktual i Prizrenit Shaqir Totaj, ka treguar se me cilën parti pret bashkëpunim. Totaj, i ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se...

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth 1900 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1896 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit