2.8 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

“Një natë, një melodi, një kujtim…” në teatrin e qytetit të Prizrenit

Një ngjarje kulturore e veçantë do të mbahet sonte në ora 18:00 në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, nën titullin simbolik “Një natë, një melodi, një kujtim…”. Ky aktivitet është një homazh i ndjerë për trashëgiminë muzikore të motrave Hermina Delhysa Lekaj dhe Antoneta Delhysa, dy zëra të paharrueshme të muzikës shqiptare të viteve ’70, të cilat lanë gjurmë të thella në kujtesën muzikore të publikut shqiptar, përcjell PrizrenPress.

Në këtë mbrëmje të mbushur me kujtime, tinguj dhe emocione, do të interpretojnë artistet Blenda Kelmendi dhe Rinea Vitija, të cilat janë gjithashtu transkriptuese të materialit të përzgjedhur. Përpunimin muzikor dhe interpretimin instrumental e ka realizuar Lis Mustafa, ndërsa rrëfimin do ta sjellë narratori Flamur Krasniqi.

Regjia e mbrëmjes është nën kujdesin e Zana Durakut, skenografia nga Doruntina Ukimeri, kostumet nga Sunna Collection – Prizren, ndërsa ndriçimi është realizuar nga mjeshtri Skender Latifi dhe ndriçuesi Fikrim Menekshe. Organizimi teknik është përkujdesur nga Armend Ballazhi.

Kjo ngjarje është prodhuar nga Dua Women Association dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, si dhe Komuna e Prizrenit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Krusha e Madhe, plagë e hapur e gjenocidit

241 varre, prej tyre 64 pa emër, artefakte të krimit serb mbi popullatën civile, fotografi, intervista të shkruara dhe 200 videoincizime janë argumentet e...

Komuna e Malishevës me shumicë votash miraton buxhetin për vitin 2026

Kuvendi Komunës së Malishevës, sot në mbledhje të jashtëzakonshme me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2026/ 2028, përkatësisht për vitin 2026. Në një...

Lajmet e Fundit