Bashkimi dënohet me 700 euro

Është botuar Informatori i ndeshjeve të para gjysmëfinale të playoffit të Superligës, ndërkaq pos tjerash aty janë paraqitur edhe dënimet nga përballjet e para mes gjysmëfinalistëve.

Kësaj radhe, vetëm KB Bashkimi ka marrë dënim si klub, duke u dënuar me 700 euro për shkak të sharjeve dhe fyerjeve në kor ndaj ekipit mysafir.

Nga dënimet individuale, janë vetëm tekniket për Altin Morina i Bashkimit dhe Darryl Morsell i Pejës, ku secili është gjobitur me 100 euro.

Bashkimi përndryshe ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Pejës në “Sezai Surroi” dhe është në avantazh 1-0 në këtë seri. Nga përballja Trepça – Prishtina, nuk ka asnjë dënim që figuron në Informator. Në këtë përballje, Trepça është në epërsi 1-0.

Sipas po këtij Informatori, në “Minatori” në ndeshjen Trepça – Prishtina, numri i shikuesve ka qenë 2 mijë, ndërkaq në “Sezai Surroi” në përballjen Bashkimi – Peja, 3 mijë.

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit