3.3 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Kastrioti e fiton Kupën e Kosovës në hendboll

Spektakël i vërtetë ishte finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Pas një dueli shumë të fortë, Kupën e Kosovës e fitoi Kastrioti i Ferizajt.

Në praninë e 3000 shikuesve, Kastrioti në finale e mposhti Besa Famgasin me rezultat 29:24. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa shkëputja e ferizajasve u bë në mesin e pjesës së dytë. Më pas Kastrioti e mbajti epërsinë deri në fund.

Portieri Wadi Chebbi u dallua te Kastrioti edhe në finale, ndërsa u shpall lojtari më i vlefshëm i turneut përfundimtar të Kupës.

Deniz Terziqi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Lulzim Shabani e nga katër Hamdi Salihu e Vlerson Zherka.

Te Besa më efikasi ishte Olsi Mulaj me shtatë gola. Gjashtë i kishte Vladimir Stankoviq, ndërsa nga tri Edonis Hajra e Amar Muqolli.

Kastrioti e mbrojti trofeun e Kupës, ndërsa e fitoi për herë të tetë. Kupën e Kosovës, kapitenit të Kastriotit, Rron Ramadani, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci./PrizrenPress.com

Më Shumë

Dokumente, armë dhe para – krejt çka u gjet gjatë aksionit në “Eko Regjioni” Prizren

Gjatë aksionit që u zhvillua me urdhrin e Prokurorisë Speciale në ndërmarrjen publiken “Eko Regjioni” në Prizren ku u arrestuan dy persona, gjatë bastisjeve...

Kastrati priti në Malishevë përgjegjësin e UNMIK-ut për rajonin Pejë–Prizren

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune përgjegjësin e Zyrës së UNMIK-ut për rajonin Pejë–Prizren, Lino Sciarra....

Lajmet e Fundit