10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Bashkimi përmbys Pejën pas dramës në Prizren – një hap larg finales

Bashkimi pas vazhdimeve arriti fitore ndaj Pejës me rezultat 84:78 (17:17, 12:17, 23:16, 17:19, 15:9).

Tashmë Portokallezinjtë po udhëheqin 2:1 në serinë gjysmëfinale. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, përcjell PrizrenPress.

Çereku i parë i ndeshjes ishte mjaft interesant. Mysafirët kishin deri në shtatë pikë epërsi 10:17, por një seri e suksesshme e vendasve me shtatë pikë radhazi, bën që kjo pjesë të përfundojë 17:17. Edhe periudhën e dytë, verdhezinjtë e nisën më mirë, për tu shkëputur në 17:25, por sërish u kundërpërgjigjën vendasit, për të afruar shifrat në 25:26, ndërsa në fund të kësaj pjese, mysafirët sërish për një nuancë ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me shifrat 29:34.

Periodën e tretë e nisën më mirë vendasit që përmbysën shifrat në 38:36, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 52:50. Drama vazhdoi në dhjetëminutëshin e katërt. Edhe pse prizrenasit kishin shtatë pikë epërsi, dy minuta nga fundi, Peja nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në 69:69, me një treshe nga Towns, derisa aksioni i fundit i vendasve nuk ishte i suksesshëm, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, ku kësaj radhe vendasit nuk lëshuan pe dhe fituan 84:78.

Te Bashkimi u dalluan Lejson Zeqiri me 27 pikë e tri kërcime dhe Jayveous Mckinnis me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse Wendell Green shtoi 19 pikë.

Te Peja u dalluan Marques Towns me 27 pikë e gjashtë kërcime dhe Darryl Morsell me 13 pikë e gjashtë kërcime./PrizrenPress.com

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit