1.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Trepça në finale

Trepça është skuadra e parë finaliste e “Play-off”-it të ProCredit Superligës.

Mitrovicasit fituan në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës 80:84 (18:29, 27:19, 9:10, 26:26) dhe me serinë 3:1 në gjysmëfinale u kualifikuan në finale, raporton PrizrenPress.

Sfida në Prishtina ka qenë e jashtëzakonshme, me atmosferë të bukur sportive dhe në parket, që u vendos në fund. Ndeshja nisi shumë më mirë për mysafirët, që e fituan çerekun e parë 18:29, derisa u kundërpërgjigjën vendasit në periudhën e dytë, 27:19, për të shkuar në pushim me shifrat 45:48.

Lojë interesante ishte në pjesën e dytë dhe e luftuar, por mitrovicasit u shkëputën në fund dhe përkundër tentimeve nga bardhekaltrit, Trepça fitoi 80:84.

Te Sigal Prishtina u dallua Rashid Mahalbashiq me 11 pikë e tetë kërcime, ndërsa te Trepça u dalluan Michael Myers me 17 pikë e 15 kërcime dhe Tekele Cotton me 18 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Trepça në finale e pret fituesin nga gjysmëfinalja tjetër Peja-Bashkimi. Rezultati momental është 2:1 për prizrenasit, derisa të enjten zhvillohet ndeshja e katërt gjysmëfinale. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale./PrizrenPress.com

Më Shumë

Rahoveci me fitore të madhe ndaj Pejës

Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës,...

Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir...

Lajmet e Fundit