35 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës

Sot mbushen 35 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç’rast u falën mbi 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.

Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.
Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit