17.8 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim edhe për katër të arrestuar lidhur me laboratorin e drogës

Prokuroria Themelore në Prizren të enjten ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjakovë, pas një hetimi disa mujor, duke zbatuar masat e veçanta hetimore, kanë arrestuar grupin e dytë prej katër personave, lidhur me aksionin ku është zbuluar laboratori i drogës me datë 23 prill 2025.

“Të pandehurit e arrestuar, nga data e pa vërtetuar dhe në vazhdimësi deri më datë 23.04.2025, në Prizren, pa autorizim dhe në bashkëkryerje, kultivojnë bimën “Kanabis Sativa”, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope, në atë mënyrë që në një objekt të mbyllur krijojnë një laborator të brendshëm “In door”, të sofistikuar me pajisje përcjellëse si llampa për ndriçim artificial dhe ngrohje të bimëve të kanabisit, përdorin pesticide të ndryshme për kultivimin e bimëve narkotike, aspirator për nxjerrjen e aromës jashtë, matës të temperaturës dhe pajisje tjera shtesë, ku kultivojnë dhe rrisin 175 bimë të llojit “Kanabis Sativa”, të cilave u bëjnë tharjen dhe i përgatisin për shitje në treg. Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, theksohet se, njëri nga të pandehurit, pa autorizim dhe në bashkëpunim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, kultivojnë bimën “Kanabis Sativa” me qëllim të ofrimit për shitje, e cila me ligj është shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun nga kultivimi që i bënë vet bimës, planifikon shitjen e narkotikëve personave të ndryshëm. “Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të KPRK- së”.

“Gjatë kryerjes së kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tij në fshatin Miradi e Poshtme në Fushë Kosovë, më datë 07.05.2025 janë gjetur dhe sekuestruar:

Katërmbëdhjetë (14) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 11.2 gram,

Një (1) qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë prej 1.2 gram të gjetura në automjetin VË Golf 7 ;

Dy (2) peshore digjitale, gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 433.6 gram,

Gjashtëmbëdhjetë (16) paketime të vogla me substancë e dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 14.9 gram,

Një (1) qese najloni me katër folie transparente,

Një (1) paketim me substancë narkotike të llojit kokainë në peshë prej 0.5 gram,

Para në shumë prej 1020€ dhe 30 franga zvicerane,

Telefona,

Vetura”.

“Po ashtu, njëri nga të arrestuarit, duke qenë në dijeni të plotë për veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit të narkotikëve, i ofron objektet banesore të pandehurit tjetër, dhe për mbulim lidh kontratën për shfrytëzimin e paluajtshmërisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, raporton Telegrafi.

Përderisa banesën tjetër fqinje, sipas Prokurorisë, ia ofron të pandehurve për strehim, kamuflim dhe kujdes për bimët narkotike të krijuara në laboratorin e brendshëm “In door”. “Gjithashtu, në bashkëpunim për çdo lëvizje të dyshimtë për zbulim nga policia, i mbajnë të informuar të pandehurit tjerë brenda laboratorit. Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer në ndihmë veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 sipas KPRK-së”.

Prokuroria e Prizrenit jep hollësi mbi zbulimin e laboratorit të drogës, sekuestron edhe objektin banesor
Lexo po ashtu
Prokuroria e Prizrenit jep hollësi mbi zbulimin e laboratorit të drogës, sekuestron edhe objektin banesor
Sipas njoftimit, për katër të pandehurit e arrestuar, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Kryeprokurori Petrit Kryeziu, ka lëshuar edhe urdhër të përkohshëm ndalues për sekuestrimin e dy objekteve banesore në sipërfaqe prej 214 m2, dhe brenda afatit ligjor do të parashtrohet edhe kërkesë në gjykatë për Urdhër Ndalues Përfundimtar për banesat në fjalë.

“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, përfundon njoftimi i Prokurorisë.

Më Shumë

KBI Prizren mban mbledhjen e rregullt me imamët, diskutohet puna si dhe sfidat në terren

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka mbajtur mbledhjen e rregullt me imamët e Komunës së Prizrenit. Në mbledhjen e kryesuar nga kryetari i Këshillit...

Latifi viziton lokën 108-vjeçare në Kaznik të Rahovecit: Kosi, djathi, buka e misrit… e mbajnë të shëndetshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, realizoi një vizitë emocionuese në fshatin Kaznik, ku nderoi lokën 108-vjeçare, Sadije Bajrajt. Lokja, e lindur më...

Lajmet e Fundit