Landovica, fshati i bashkuar për një mjedis më të pastër

Sot, banorët e fshatit Landovicë  të Prizrenit, organizuan një aksion pastrimi që rezultoi me largimin e një sasie të madhe mbeturinash nga qendra e fshatit. Aksioni u përshëndet nga kryetari i fshatit, Faik Berisha, i cili bëri apel për ruajtjen e mjedisit dhe njoftoi se iniciativat e tilla do të vazhdojnë edhe në javët në vijim.

 “Pastrimi i fshatit nuk është vetëm detyrë institucionale, por mbi të gjitha, përgjegjësi qytetare. Duhet të krijojmë një kulturë të re për kujdes ndaj mjedisit”, u shpreh ai.

Berisha gjithashtu bëri të ditur se do të organizohen aksione të ngjashme çdo muaj, me qëllim që fshati të ruajë pastërtinë gjatë gjithë vitit.

Ai ftoi edhe institucionet komunale që të ofrojnë më shumë mbështetje për fshatra si Landovica, duke vënë në dispozicion kontejnerë dhe logjistikë për grumbullimin e mbeturinave.

Banorët u shprehën të kënaqur me rezultatin e aksionit dhe nënvizuan nevojën për ndërgjegjësim të vazhdueshëm, veçanërisht tek të rinjtë./tv prizreni/

Më Shumë

Në Spitalin e Prizrenit nis Skriningu Neonatal për zbulimin e hershëm të sëmundjeve tek foshnjat

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të...

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Lajmet e Fundit