Mamusha nënshkruan marrëveshje prej 400 mijë eurosh me MMPHI-në për asfaltimin e rrugëve

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjeje mirëbesimi me zëvendësministrin e MMPHI-së, Hysen Durmishi për një projekt kapital në vlerë prej 400,000 euro.

Sipas tij, marrëveshja në fjalë ka për qëllim realizimin e projektit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë.

“Projekti i titulluar “Asfaltimi i rrugëve ‘Pasha’, ‘Kulturë’ dhe ‘Demirci’” do të zbatohet brenda territorit të Mamushës”, ka bërë të ditur Krasniç.

Ai ka shtuar se në kuadër të projektit do të asfaltohet rruga e lagjes ‘Pasha’ deri te kryqëzimi pranë shkollës Anadolu, duke filluar nga rruga kryesore dhe duke zbritur drejt shkollës. Gjithashtu, ka bërë të ditur se në projekt përfshihet edhe asfaltimi i rrugës së “Kulturës” dhe rrugës “Demirci” që kalon pas Stacionit të Policisë.

“Synimi ynë është që ta përfundojmë këtë projekt në kohë sa më të shpejtë dhe t’u sjellim qytetarëve tanë një investim të qëndrueshëm në infrastrukturë”, ka thënë Krasniç, duke shtuar se procedura e tenderimit do të hapet shumë shpejt.

Në të njëjtën kohë është zotuar se komuna do të vazhdojë aktivitetet që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe zhvillimin e mëtejshëm të Mamushës. /Telegrafi/

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Lajmet e Fundit