Rahoveci fiton ndeshjen në tavolinë

Dueli i së premtes së kaluar, ku u takuan dy skuadrat tashmë që kanë rënë nga Liga e Parë dhe stinorin tjetër do të jenë pjesë e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, Mitrovica dhe Rahoveci kishte përfunduar me fitoren e vendasve, 2-1.

Por, sot gjërat kanë ndërruar. Si duket FC Mitrovica nuk ka respektuar aktet normative të FFK-së dhe ka futur në lojë futbollistin që nuk ka pasur të drejtë loje atë ditë dhe pas ankesës së vreshtarëve, KG ka miratuar ankesën e tyre duke konstatuar shkelje, me ç‘rast, Rahovecit i është dhënë fitorja parforfe, 0-3!

Kështu, në Vendimin e KG-së që është botuar në faqen zyrtare të FFK-së, shkruan:

“Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 34-t të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë, përveq ndeshjes Mitrovica-Rahoveci, e cila regjistrohet me rezutatin zyrtar 0:3 në të mirë të Rahovecit.”

Gjithashtu, është inicuar procedurë disiplinore për ekipin mitrovicas, që këtë stinor debutoi në Ligë të Parë, por nuk arriti të mbijetojë aty:

“Ndaj: KF “Mitrovica“ dhe lojtarit Alban Kelmendi nr fanele 17 si dhe ID: 004171M03, Motivi: Mosrespektimi i akteve normative të FFK-së.”

Më Shumë

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit