11 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Liria mbetet jashtë Superligës – shuhet ëndrra bardhezi në Klinë

Skuadra e Lirisë së Prizrenit nuk ia doli të sigurojë kalimin në finalen e barazhit për Superligë, pasi u mposht me rezultat 3:1 nga Vushtrria në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Një përballje e mbushur me emocione, raste dhe dramë deri në minutat shtesë, u përmbyll me një fund të hidhur për bardhezinjtë, raporton PrizrenPress.

Liria e hapi ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 10-të me golin e Dijar Nikqit. Por Vushtrria reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 36-të me një realizim të bukur nga Daut Maxhuni, pas një aksioni të ndërtuar mirë me asistim të Drilon Fazliut.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Pjesa e dytë nisi me shumë tension dhe në minutën e 53-të, Vushtrria fitoi një penallti që u konkretizua nga Theophilus Solomon.

Liria vazhdoi të luftojë dhe pati disa mundësi të mira për të barazuar, përfshirë një goditje shtylle nga Berisha në minutën e 67-të, por pa sukses.

Në minutat shtesë, Urim Statovci shënoi golin e tretë për Vushtrrinë, duke mbyllur përfundimisht çdo dilemë dhe duke e vulosur eliminimin e Lirisë nga gara për rikthim në Superligë.

Pavarësisht përpjekjeve, përkushtimit dhe mbështetjes së madhe nga tifozët, Liria e mbyll sezonin jashtë elitës, duke e lënë për një tjetër vit shpresën për rikthim atje ku e kërkon historia dhe emri i saj./PrizrenPress.com

Më Shumë

Ndërprerje e energjisë sot në Gorozhub, Mile, Plane dhe një pjesë të Zhurit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë...

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk. “Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore...

Lajmet e Fundit