6.3 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Kryetari i LDK-së në Prizren, Selmanaj, bën homazhe për 27 martirët e masakrës së Tusuzit

Sot, në përvjetorin e masakrës së Tusuzit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë homazhe duke nderuar 27 martirët, burra dhe gra, që nuk u larguan nga shtëpitë e tyre përballë mizorive të pushtuesve serbë.

Në këtë solemnitet, Selmanaj u shpreh se “janë këta martirë që na mësojnë çdo ditë se çfarë do të thotë guxim, dashuri për vendin dhe sakrificë e pastër. Kosova e lirë është ndërtuar mbi gjakun dhe dhimbjen e tyre, mbi kujtimin që nuk do të shuhet kurrë”.

Ai theksoi rëndësinë e kujtimit të tyre si themel për shtetin e pavarur të Kosovës.

“Ata që ranë për lirinë e Kosovës janë themeli mbi të cilin u ndërtua shteti ynë i pavarur. Zëri ynë për drejtësi nuk do të heshtë kurrë. Do të vazhdojmë të kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të gjitha krimet e kryera ndaj atyre që ëndërruan dhe luftuan për një Kosovë të lirë”.

Homazhet u zhvilluan pranë vendit të masakrës, duke kujtuar sakrificën e njerëzve që dhanë jetën për lirinë e vendit./PP/

Marketing

Më Shumë

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Vazhdon krasitja e drunjve në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i krasitjes së drunjve në qytet dhe në vendbanimet tjera të komunës. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit