16.4 C
Prizren
E enjte, 29 Maj, 2025

LDK-ja kritikon intervenimet e përsëritura në rrugën “Ibrahim Rugova” të Prizrenit

Dega e LDK-së në Prizren ka reaguar lidhur me intervenimet e përsëritura në infrastrukturë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Sipas këtij subjekti politik, ky shembull “shpërfaqë logjikën e keqmenaxhimit dhe shpenzimit të papërgjegjshëm të parasë publike”.

“Vetëm brenda një periudhe 3 vjeçare, po bëhen punime për të tretën herë në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Prizrenit. Ky veprim jo vetëm që dëshmon për mungesë kontrolli të cilësisë së punimeve në projektet publike, por është edhe shembull i qartë i abuzimit të taksave të qytetarëve, përmes shtrimit, rishtrimit, ri-rishtrimit të rrugëve brenda qytetit të Prizrenit”, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të degës së LDK-së.

LDK-ja ka theksuar se edhe më parë ka reaguar lidhur me punimet në këtë rrugë, duke ngritur shqetësimet për cilësinë e dobët të realizimit dhe mungesën e transparencës në proces.

“Fatkeqësisht, vërejtjet tona nuk janë marrë parasysh, dhe tani qytetarët po e paguajnë faturën e një punë të papërgjegjshme. Është e papranueshme që një rrugë kaq e rëndësishme për qytetin të riparohet vazhdimisht, ndërsa shumë zona të tjera të komunës vazhdojnë të përballen me mungesë infrastrukture elementare”, thuhet në reagim, duke shtuar se qytetarët meritojnë transparencë, cilësi dhe respekt për kontributin e tyre.

Por ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, duke theksuar se bëhet fjalë për projekt të mbështetur nga Banka Zhvillimore KFW, që zbatohet nga KRU “Hidroregjioni Jugor”.

“E vërteta është më ndryshe. Projekti është i KFW gjermane, paratë e tyre dhe asnjë cent nga Komuna e Prizrenit”, është shprehur Lamaj në rrjetet sociale, raporton Telegrafi.

KRU “Hidroregjioni Jugor” me mbështetjen financiare nga Banka Zhvillimore KFW zbaton projektin për rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit në Prizren. Në këtë kuadër disa herë është intervenuar në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj pranon çelësat e shkollës së re në lagjen “Dardania 2”

Sot, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, pranoi zyrtarisht çelësat e shkollës së re në lagjen “Dardania 2”, raporton PrizrenPress. Sipas...

Policia shqiptoi për 24 orë, 1326 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit