18.4 C
Prizren
E shtunë, 31 Maj, 2025

Latifi: Ushqimi për pacientët me dializë në Rahovec nuk ka munguar asnjëherë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka sqaruar në mbledhjen e Kuvendit Komunal çështjen e ushqimit për pacientët që marrin trajtim në repartin e hemodializës në këtë komunë. Ai tha se pacientët kanë pasur ushqim në vazhdimësi dhe se komuna ka marrë përsipër shumicën e shpenzimeve të këtij reparti, raporton Ekonomia Online.

“Është me rëndësi që të ketë sqarim për një çështje me rëndësi, e cila ishte aktuale para sa ditësh. Çështja e ushqimit për pacientët e hemodializës, është mirë që të sqarohet. Drejtoria për shëndetësi e ka sqaruar. E vërteta është kjo, e vërteta zyrtare, e vërteta që është vështirë që të demantohet ose të thuhet ndryshe. E para, pacientët nga fillimi deri tani kanë pasur ushqim”, tha Latifi.

Ai theksoi se funksionimi i këtij reparti është mundësuar me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe se në baza mujore kryhen qindra procedura dialize.

“Kemi mbërritë që ta hapim me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, që ky repart të hapet. Numri i pacientëve që marrin shërbime, në javë kryhen 54 dializa, në muaj 216 dializa. Ky repart është në kompetencë të plotë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha ai.

Latifi shtoi se një pjesë e konsiderueshme e kostove të funksionimit të repartit mbulohen nga komuna, përfshirë edhe ushqimin për pacientët.

“Ne si komunë ne e paguajmë rrymën, ujin ne e paguajmë, shpenimet e derivateve për pacientë janë tonat. Analizat për pacientët ne i bëjmë, barnat për pacientë ne i bëjmë. Marrëveshjen me mjekun është bërë në koordinim me Spitalin Rajonal edhe MSH. Mirëmbajtja e objektit janë tonat. Kemi marrë përsipër që ne me siguruar ushqim. Në baza humane ne kemi gjetur zgjidhje, kemi marrë shujta në vlerën e 3,50 euro në Rahovec. Dokumentet ekzistojnë, faturat ekzistojnë. Ajo shumë është 2 mijë euro. Ajo ka qenë humanitare, ne e kemi planifikuar në plan të prokurimit për këtë vit të kemi një kontratë për një marrëveshje që për një vit me siguruar ushqim. Ne nuk kemi nënshkruar se nuk kemi pasur mjete financiare. Përseri kemi vazhdu që me ju dhënë ushqim pacientëve me dializë”, tha Latifi.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Malisheva në Evropë, Llapi në barazh e Suhareka bie nga Superliga

Malisheva ka siguruar kualifikimet për fazën e parë të Conference League, Llapi barazhin e Suhareka ka rënë nga Superliga. Të dielën është zhvilluar xhiro e 36-të...

Kërkohet ndërtimi i një rrethrrotullimi në udhëkryqin mes rrugëve “Ekrem Rexha” dhe “Brigada 128” në Prizren

Udhëkryqi që lidh rrugët “Ekrem Rexha” dhe “Brigada 128” në Prizren është shndërruar në një pikë tensioni të përditshëm për qarkullimin rrugor. Bllokimet e shpeshta...

Dy kunata

Lajmet e Fundit