12.5 C
Prizren
E diel, 1 Qershor, 2025

Komuna e Prizrenit prezanton qarkoren buxhetore 2026, qytetarët kërkojnë investime në lagje dhe fshatra

Komuna e Prizrenit të premten ka organizuar konsultimin publik me qytetarët për Qarkoren e Parë Buxhetore për vitin 2026 si dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për përiudhën e viteve 2026 – 2028. Në këtë takim përfaqësuesit e banorët e zonave të ndryshme të Komunës së Prizrenit kanë parashtruar propozimet për investime në lokalitetet e tyre.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në hapje të takimit ka bërë të ditur se ka pritur që të ketë më shumë pjesëmarrës në këtë konsultim, “sidomos më shumë gra, për shkak se është shumë e rëndësishme dhënia e propozimeve lidhur me buxhetin”.

Ai ka theksuar se investimet Komunës bëhen me qëllim për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve, dhe sa më shumë informata që ofrojnë qytetarët lehtësohet procesi i përcaktimit të prioriteteve.

“Nevojat e qytetarëve janë më të mëdha sesa mundësitë financiare të Komunës së Prizrenit. Prandaj duhet të bashkëpunojnë për ti caktuar prioritetet e qytetarëve dhe të kemi një shtrirje racionale të investimeve”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.

Drejtori i Financave, Sulltan Badalli ka bërë të ditur se sipas Qarkores së Parë, buxheti për vitin 2026 është planifikuar të jetë 75 milionë euro.

Sipas tij, ky buxhet në krahasim me atë të vitit 2025 është më i lartë për 4.7 milionë euro ose 6.67%.

Sipas tij, prej 75 milionë eurove, afër 30 milionë euro janë të planifikuara për pagat afër 40%, derisa për investime kapitale janë të planifikuara mbi 25 milionë euro apo 33.58%.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Pas këtij prezantimi, Bashkim Gashi nga shoqëria civile në Prizren ka propozuar që në planifikimin buxhetor të përfshihen investimet edhe për komunitetet jo-shumicë, konkretisht ndërtimi i një qendre kulturore rome, pasi tashmë ekziston ajo boshnjake dhe qendra kulturore turke është në ndërtim e sipër, raporton Telegrafi.

Almir Bajrami ka shprehur qëndrimin që buxheti të ndahet edhe për zonat rurale, vecanërisht për projektet në disa fshatra të Luginës së Lumbardhit.

Shani Tanaj nga Bashkësia lokale Mazrek, Kojushë, Planejë, Milaj dhe Gorozhup ka theksuar se në këtë zona nuk ka pasur investime. Ai ka propozuar projekte për këtë trevë, sikurse edhe rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe ndriçimit publik në Mazrek.

Faik Berisha nga Landovica ka vënë në pah problemin e deponisë në këtë lokalitet dhe praninë e qenve endacakë. Në të njëjtën kohë ka propozuar ndërtimin e një këndi të lojërave për fëmijët, dhe rregullimin e rrugës për në varreza.

Edhe pjesëmarrësit tjerë kanë propozuar projekte kapitale për lokalitetet e tyre.

Kryetari Totaj ka pohuar se të gjitha propozimet do të trajtohen konform mundësive buxhetore të pushtetit lokal. /Telegrafi/

Më Shumë

Nisin punimet në rrugën “Halil Hamza” në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka nisur zyrtarisht punimet në rrugën “Halil Hamza”, një projekt që përfshin asfaltimin e rrugës, ndërtimin e kanalizimit si dhe instalimet...

Pas dy muajsh hetime, arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara ka arrestuar një person të dyshimtë për sulm seksual. Në raportin 24-orësh të Policisë së...

Dy kunata

Lajmet e Fundit