19.7 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025

‘Motive të Prizrenit’ mbyll dyert e vjetra të Kino Lumbardhit dhe hap rrugën për të ardhmen

Filmi dokumentar Motive të Prizrenit do të shfaqet sonte në kinemanë e brendshme të Kino Lumbardhit, duke shënuar jo vetëm përmbylljen e sezonit të shfaqjeve, por edhe fundin simbolik të një epoke për këtë institucion historik të kulturës në Prizren.

“Ky do të jetë filmi i fundit që do të shfaqet më 31 maj në kinemanë tonë të brendshme dhe do të përmbyllë programin e shfaqjeve në Kino Lumbardhi dhe do t’i hapë rrugën të ardhmes,” thuhet në njoftimin e Kinemasë Lumbardhi, duke nënvizuar ngarkesën emocionale dhe historike të këtij momenti, raporton PrizrenPress.

Filmi i realizuar në vitin 1952, nga regjisori ?ivorad ‘Žika’ Mitrovic, përkon me vitin e hapjes së vetë Kinema Lumbardhit (atëherë “Bistrica”) dhe është një dokumentar i rrallë që “kap si ndjeshmëritë narrative ashtu edhe ato estetike të kohës së tij”. Ai sjell disa nga pamjet më të vjetra ekzistuese të Prizrenit, duke nxjerrë në pah pasurinë vizuale dhe kulturore të qytetit: rrugët e gurta të epokës osmane, xhamitë, kishat dhe pazaret, si dhe pamje të hollësishme të arkitekturës, jetës së përditshme dhe kulturës popullore të tij.

Pas shfaqjes së filmit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë një prezantim special të dizajnit tingullor të filmit, të punuar nga studentët e vitit të tretë të Audio-Produksionit në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), në kuadër të ligjëratave me qëllime edukative.

“Kemi kënaqësinë të mirëpresim ekipin e Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhmentit në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, nën drejtimin e ligjëruesit Dren Suldashi e me mbikëqyrje të ligjëruesit Tomor Kuçi”, thuhet në njoftim, ndërsa përmendet se projekti është realizuar nga studentët Lozart Elshani, Art Zeqiri, Elodi Gaxha, Dorela Nuha, Leon Kollçaku dhe Liridon Mehmeti.

Me këtë ngjarje të veçantë, Kino Lumbardhi ndërthur kujtesën historike me edukimin bashkëkohor, duke i dhënë fund një kapitulli dhe njëkohësisht duke hapur një horizont të ri për të ardhmen e këtij institucioni dhe të vetë qytetit.

Hyrja në këtë mbrëmje kulturore është e lirë dhe e hapur për të gjithë./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Nesër nis Diafest 2025 – festë treditore për nder të mërgatës në Suharekë

Nesër, më 31 korrik, në Sheshin e Qytetit në Suharekë nis festivali “Diafest 2025”, një ngjarje treditore që organizohet për nder të mërgimtarëve, nën...

Vdes një person në Prizren, ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i...

Lajmet e Fundit